Bota

Bllokohet ushtria? Ukraina rrëzon lajmet: Shpifje, jemi në këmbë, do nxjerrim dhe video

1 Mars 2022, 13:44 Nga DOSJA
Bllokohet ushtria? Ukraina rrëzon lajmet: Shpifje, jemi në

UKRAINË– Ministri i mbrojtjes në Ukrainë Oleksiy Reznikov ka hedhur poshtë lajmet se Rusia ka bllokuar forcat ukrainase nga deti Azov. BBC shkruan se Reznikov është shprehur se lajmet e rreme që qarkullojnë nga Rusia bëhen në formën e një lufte psikologjike, në mënyrë që të nxitet dorëzimi i ukrainasve. Ai paralajmëroi gjithashtu se do të nxirrte pamjet për të treguar se ushtria e Ukrainës ishte në këmbë.

“Ka një shpërndarje masive të lajmeve të rreme për udhëheqjen ushtarako-politike të Ukrainës që supozohet se është dorëzuar. Për të vërtetuar lajmin e rremë, do të publikojnë foto të dokumenteve të nënshkruara dhe një video. Kjo është gënjeshtër,”- tha ministri ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll