Sport

Tirana nuk pret dot, nxjerr në shitje biletat ndaj Partizanit; çmimet shkojnë në…

1 Mars 2022, 12:02 Nga DOSJA
Tirana nuk pret dot, nxjerr në shitje biletat ndaj Partizanit;

TIRANË– Ditën e shtunë duke filluar nrë orën 19:45 luhet derbi, luhet Tirana-Partizani, 90 minuta që nuk kanë nevojë për prezantim. Ndeshje që shpëton imazhin e një kampionati të tërë. Nuk ka rëndësi nëse luan për mbijetesë, për kampion, apo sa pikë i ndajnë dy skuadrat: ajo që tifozët nuk falin është humbja në derbi.

Klubi bardheblu ka nxjerrë biletat në shitje për tifozët që dëshirojnë të jenë pjesë në stadiumin kombëtar. Kështu, në tribunat pas porte, ku do të akomodohet tifozëritë “ultrase”, një biletë do të kushtojë 400 lekë, ndërsa në tribunën përballë 800 lekë. Kuptohet që në tribunën VIP çmimet janë më të kripura dhe variojnë nga 3000 deri 5000 lekë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll