Sport

Moment frike në Austri! Përsëritet rasti Eriksen; lojtari i shpëton jetën kundërshtarit!

28 Shkurt 2022, 21:13 Nga DOSJA
Moment frike në Austri! Përsëritet rasti Eriksen; lojtari i

AUSTRI– Ndeshja mes Austria Vjenës dhe Wolfsberger mund të kishte përfunduar shumë keq. Momente tmerri në fushë, pasi futbollisti Georg Teigl u rrëzua në tokë pas një përplasjeje me kundërshtarin Nikolas Veratschnig. Në minutën e 88-të mesfushori i Austrisë së Vjenës humbi ndjenjat në fushë dhe vetëm ndërhyrja e Luka Lochoshvilit shmangi më të keqen.

Në imazhet e tmerrshme shohim mbrojtësin e Wolfsberger-it duke nxituar drejt Teigl dhe duke nxjerrë gjuhën nga fyti. Një zgjuarsi që mund t’i ketë shpëtuar jetën. “Kur Georg mbeti në tokë, iu afrova dhe pashë që sytë e tij ishin të kthyer mbrapsht” tha lojtari.

“I hapa gojën dhe besoj se i doli gjuha në kohën e duhur. Më e rëndësishmja është që ai është mirë.” Ndeshja përfundoi 1-0 me golin e Alexander Grunwald.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport austri austria e vjenes wolfsberger austri austria e vjenes wolfsberger

Sondazh

Poll