Sport

Ishte në Durrës ndaj Teutës; trajneri i Sheriff Tiraspol i bashkohet ushtrisë ukrainase

28 Shkurt 2022, 15:37 Nga DOSJA
Ishte në Durrës ndaj Teutës; trajneri i Sheriff Tiraspol i

UKRAINË– Më 28 shtator, Sherif Tiraspol u shfaq papritur në hartën gjeografike të futbollit. Skuadra me qendër në Tiraspol, kryeqyteti i Transnistrisë, shtet i pa njohur nga OKB dhe pjesë përbërëse e Moldavisë, fitonte ndaj Real Madrid në Champions League.

Vetëm disa muaj më vonë, trajneri Yuriy Vernydub, është rikthyer për t’i bërë njerëzit të flasin sërish. Tekniku 56-vjeçar, me origjinë nga Zytomyr (150 km nga Kievi), la Moldavinë për të përqafuar pushkën dhe për të mbrojtur Ukrainën e tij, ku banon një pjesë e familjes së tij.

Një zgjedhje e guximshme, e cila lidhet me iniciativat e sportistëve të tjerë ukrainas, të etur për të dalë në fushë për një kauzë më të lartë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport sheriff tiraspol yuriy vernydub sheriff tiraspol yuriy vernydub

Sondazh

Poll