Sport

VIDEO/ Atalanta-Sampdoria 4-0: “Dea” magjeps, rikthehet te fitorja me “poker” golash…

1 Mars 2022, 05:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Atalanta-Sampdoria 4-0: “Dea” magjeps, rikthehet te fitorja

ITALI – Atalanta ishte spektakolare në ndeshjen e shtyrë të javës së njëzeteshtatë të Serisë A. Në stadiumin “Gewiss” të Bergamos, “Dea” mposhti 4-0 Sampdorian dhe shkon në -3 pikë, me një ndeshje më pak, nga vendi i katërt i Juventusit.

Për të zhbllokuar ndeshjen, pas 6 minutash është Pasalic, shembulli i të cilit ndiqet nga dopieda e Koopmeiners (29′ dhe 61′), teksa Miranchuk (86′) mbyll ndeshjen me  golin e katërt të Bergamos.

Atalanta u tregua më e fortë se mungesat, edhe ato më ekstremet dhe iu rikthye suksesit pas pesë ndeshjesh, duke arritur një fitore me “poker” në stadiumin “Gewiss” që i mungonte që nga fundi i nëntorit në Venecia, i njëjti rezultat që zikaltërit.

Problemet për Gasperinin, e skualifikuar në tribunë dhe i zëvendësuar në pankinë nga Gritti, duket se nisin edhe para fillimit, duke qenë se Malinovskyi ankohet për një problem muskulor gjatë nxehjes: në vendin e tij luan Pasaliç, një ndryshim thelbësor që rezultoi i suksesshëm.

Përballë rezultatit 4-0, Atalantës tani i kthehet buzëqeshja, tek shikon fare pranë vendin e katërt: me 47 pikë, “Dea” është -3 pikë pas Juventusit dhe me një ndeshje më pak se bardhezinjtë. Sampdoria, nga ana tjetër, qëndron në lartësinë 26 pikëve bashkë me Spezian dhe Udinesen.

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gian piero gasperini festoi fitoren stadiumin “gewiss” të bergamos sulmi ne atlanta xhampiero gasperini gian piero gasperini festoi fitoren stadiumin “gewiss” të bergamos sulmi ne atlanta xhampiero gasperini

Sondazh

Poll