Sport

Barcelona ofron 6.5 milionë euro në sezon për mesfushorin kuqezi Franck Kessie…

1 Mars 2022, 06:15 Nga DOSJA

ITALI – Përshpejtim i fortë i negociatave mes Barcelonës dhe Franck Kessie: “blaugranët kanë intensifikuar kontaktet me lojtarin e Bregut të Fildishtë dhe janë gati të lidhin një kontratë prej 6.5 milionë euro në sezon.

Agjentët e mesfushorit kanë njoftuar Milanin për ofertën dhe tani topi i kalon lojtarit, i cili në qershor do të jetë i lire, pasi ka refuzuar propozimet e klubit kuqezi.

Aventura e Kessie në Milano po mbyllet me të vërtetë pas 5 sezonesh. Pasi refuzoi ofertën e fundit të kuqezinjve prej 5.8 milionë në sezon në fillim të shkurtit, mesfushori tani ka çantat në dorë dhe mbetet vetëm për të kuptuar se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Të dhënat e fundit të gjitha të çojnë në Spanjë, ku Barcelona e rilindur ka vendosur të thyejë vonesën dhe ka zyrtarizuar ofertën. Në rast të një lëvizjeje drejt Katalonjës, Kessie do të duhet të djersitet shumë për të fituar vendin e tij mes tre mesfushorëve. Me Busquets, De Jong, Pedri, Gavi dhe Nico Gonzalez konkurrenca është vërtet e ashpër.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mesfushori franck kessie negociatave mes barcelonës rinovimi i franck kessie mesfushori franck kessie negociatave mes barcelonës rinovimi i franck kessie

Sondazh

Poll