Sport

Rusia përjashtohet nga FIFA, komunikata e ashpër nga federata! Reagon dhe Spartak i Moskës

28 Shkurt 2022, 21:33 Nga DOSJA
Rusia përjashtohet nga FIFA, komunikata e ashpër nga federata! Reagon

RUSI– Sot në mëngjes Uefa dhe FIFA kanë vendosur të përjashtojnë të gjitha skuadrat ruse nga pjesëmarrja në ndeshjet ndërkombëtare për një kohë të pacaktuar. Përveç përjashtimit të Rusisë, e cila duhej të luante në play-off të Kupës së Botës kundër Polonisë, klubet ruse janë përjashtuar edhe nga pjesëmarrja në kompeticionet e ndryshme të kontinentit si Champions, Europa dhe Conference League.

Është ndëshkuar edhe Spartaku i Moskës. Në llogarinë e tyre në Twitter, klubi rus dëshironte të shprehte keqardhjen dhe zemërimin e tyre ndaj atyre që morën këtë vendim. “Vendimi i fundit i marrë nga UEFA dhe FIFA, edhe pse i pritshëm, është jashtëzakonisht tronditës – shkruhet në reagimin e klubit rus – “Fatkeqësisht, përpjekjet që klubi ynë ka bërë në Europa League janë penguar për arsye se janë jashtë fushës sportive”. Klubi rus beson se ky vendim bie ndesh me parimet e sportit dhe pasionin e tifozëve të tij.

“Ne besojmë se sporti, edhe në momentet më të vështira, duhet të synojë të ndërtojë ura dhe jo t’i djegë ato. Ne jemi të detyruar t’i bindemi një vendimi me të cilin nuk pajtohemi. Tani për tani, ne do të fokusohemi në kampionat dhe do të presim me padurim të arrijmë shpejt paqen që i nevojitet të gjithëve.”

 

The decision to exclude our team from Europa League is upsetting.

We believe that sport, even in the most difficult times, should aim to build bridges, and not burn them.

We will focus on domestic competitions and hope for a speedy achievement of peace that everybody needs.

— FC Spartak Moscow (@fcsm_eng) February 28, 2022

Edhe Federata Ruse nuk ka heshtur pas këtij vendimi të UEFA-s dhe FIFA-s: “Ne besojmë se është në kundërshtim me rregullat dhe parimet e konkurrencës ndërkombëtare, si dhe me frymën e sportit – thuhet aty – ka një karakter të dukshëm diskriminues dhe dëmton një numër të madh sportistësh, trajnerësh, punonjësish të klubeve dhe ekipeve kombëtare dhe mbi të gjitha miliona tifozëve rusë dhe të huaj, interesat e të cilëve duhet të mbrojnë para së gjithash organizatat sportive ndërkombëtare.

Veprime të tilla po përçajnë komunitetin sportiv botëror, i cili ka respektuar gjithmonë parimet e barazisë, respektit të ndërsjellë dhe pavarësisë nga politika. Ne rezervojmë të drejtën të kundërshtojmë vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s në përputhje me ligjin dhe sportet ndërkombëtare”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fifa rusia uefa fifa rusia uefa

Sondazh

Poll