Politike

Kryemadhi nga sheshi i protestës: Nuk ka më kthim pas, të largojmë Ramën dhe krimin (VIDEO)

21 Shkurt 2019, 10:50 Nga DOSJA
Kryemadhi nga sheshi i protestës: Nuk ka më kthim pas, të

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në sheshin e protestës dhe është shprehur se shqiptarët do e ndajnë politikën nga krimi. Ai theksoi se duhet të kthejmë në vend 400 mijë shqiptarët që largoi Rama. 

“Prandaj ju bëj thirrje që ky kryeministër nuk mund të mbajë në dorë të ardhmen e shqiptarëve. Secili nga ne ka një mision, të largojmë krimin, të ndajmë politikën nga krimi dhe droga. Të kthejmë 400 mijë shqiptarë të kthehen në vend pasi Rama i largoi.”, u shpreh Kryemadhi. 

Kryemadhi  deklaroi se nuk më kthim pas dhe do të rrëzohet qeveria Rama.  

“Motra dhe vëllezër, të dashur vëllezërit tanë policë që sot i kanë vendosur përballë prindërve të tyre e motrave të tyre. Ata policë që rrogat e tyre janë vetëm 300 mijë lekë të vjetra sa kushton një kollare e Edi Ramës nuk mund të jenë ushtruesit e dhunës. Ata policë që janë njësoj si gjithë shqiptarët, që paguajnë faturën e energjisë si ju më shtrenjtë se ndonjëherë. Ata policë njësoj si ju kanë hedhur letra për legalizimet e shtëpive të tyre dhe Edi Rama përdor uniformën për t’i kërcënuar.”, u shprej ajo më tej. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta 21 shkurt 2019 monika kryemadhi protesta 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll