Bota

HARTA/ Lufta në Ukrainë, lëvizjet e forcave ruse në 3 pika, analistët: Po marrin përforcime

1 Mars 2022, 09:58 Nga DOSJA

UKRAINËë – Analistët ushtarakë perëndimorë publikuan së fundmi hartën e kontrollit të territoreve nga forcat ushtarake ruse dhe ukrainase në Ukrainë. Gjithashtu, ata kanë analizuar lëvizjet e forcave ruse në 3 pika kryesore: Kiev, Kharkiv dhe Ukrainë e Jugut.

Kiev – Mbrojtja ukrainase po bëhet shumë e fortë. Momentalisht, aktiviteti rus është kufizuar dhe po presin për përforcime. Analistët mendojnë se ata do të godasin sërish me një forcë më të madhe në orët e ardhshme. Nëse Rusia shton kontigjentin, Ukraina do ta ketë të pamundur të pengojë rrethimin nga këto forca, por dhe nëse ushtria ruse merr Kievin, ata do të paguajnë një kosto shumë të madhe njerëzore, ushtarake, financiare dhe morale.

Kharkiv (VP) – Sulmet ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës janë intensifikuar në 48 orët e fundit. Forcat e armatosura ruse po përdorin raketa. Ata po shkaktojnë akoma më shumë viktima dhe të plagosur. Dhjetëra persona kanë vdekur në Kharkiv, thonë zyrtarët ukrainas. Ukrainas akuzon Rusinë se po përdor bomba termobarike.

Ukraina e Jugut – Avancimi rus në këtë rajon është ngadalësuar në ditët e fundit. Analistët ushtarakë aludojnë se komanda ruse po përgatit një sulm vendimtar në qytetin e Mariupolit, në lindje të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)


Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Loading ... Loading ...

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll