Bota

Shpërthimi me raketë i bashkisë së Kharkivit, Ukraina: 6 të plagosur, mes tyre 1 fëmijë

1 Mars 2022, 09:07 Nga DOSJA
Shpërthimi me raketë i bashkisë së Kharkivit, Ukraina: 6

UKRAINë–  Shtabi i Shërbimit të Emergjencës në Kharkiv konfirmoi se nga shpërthimi me raketë i godinës bashkiake të qytetit mëngjesin e sotëm kanë mbetur të plagosur 6 persona. Mes tyre një fëmijë. Nëpërmjet një mesazhi në telegram, Shërbimi i Emergjencës shtoi se po bëhen verifikime nëse ka viktima.

“Si rezultat i shpërthimit të ndërtesës së Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkivit, 6 persona janë plagosur, mes tyre dhe një fëmije. Bilanci i viktima po specifikohet. Zjarri në tarracë është shuar”, njofton Shërbimi i Emergjencës së Ukrainës.

Fillimisht, u raportua se nuk kishte të plagosur apo viktima nga goditja me raketë. Zyrtarët ukrainas pretenduan se synimi i kësaj goditjeje me raketë nga forcat ruse ishte të eliminohej kryebashkiaku i Kharkivit së bashku me punonjësit e administratës.

LAJMI KRYESOR: Dita 6 e luftës në Ukrainë! S’ka armëpushim me Rusinë, Kiev pajiset me avionë luftarakë

Burimi: Interfax Ukraine 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll