Bota

Lufta/ OKB: 406 viktima civilë në Ukrainë, mund të ketë edhe më shumë

1 Mars 2022, 09:50 Nga DOSJA
Lufta/ OKB: 406 viktima civilë në Ukrainë, mund të ketë

UKRAINË– Sulmet ruse në Ukrainë kanë rritur bilancin e viktimave civilë. Deri tani, raportohet se numri ka arritur në 406 viktima, duke përfshirë të paktën 102 të vrarë vetëm gjatë ditëve të fundit. Kështu deklaroi për CNN, nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente Martin Griffiths.

Griffiths iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmes telekonferencës nga Gjeneva, duke shtuar se numri real i viktimave civile “mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi shumë viktima të raportuara ende nuk janë konfirmuar”.

“Fotografia është e zymtë dhe mund të përkeqësohet akoma. Sulmet ajrore dhe luftimet në zonat urbane po dëmtojnë objektet kritike civile dhe po prishin shërbimet thelbësore si shëndeti, energjia elektrike, uji dhe kanalizimet, gjë që në fakt i lë civilët pa bazat për jetën e përditshme”, tha Griffiths.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll