Bota

Ish-ambasadori i Ukrainës: I kemi ushtarët si James Bond, nuk dorëzohemi kurrë

1 Mars 2022, 09:54 Nga DOSJA
Ish-ambasadori i Ukrainës: I kemi ushtarët si James Bond, nuk

UKRAINË– Ish-ambasadori i Ukrainës në Bashkimin Evropian Kostinatyn Yelisieviev është shprehur se ushtarët e vendit të tij janë të ngjashëm me James Bond, agjentin e famshëm 007. Në një prononcim për Sky News, Yelisieviev tha se Ukraina kurrë nuk do të dorëzohet para Rusisë. Ai shton se është shumë i bindur se Vladimir Putini nuk ia ka arritur qëllimit, dhe është mirënjohës për partnerët perëndimorë të Ukrainës.

 “Ukraina sigurisht se do të mbijetojë. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi. I tërë kombi është i bashkuar dhe si një trup po lufton. Ajo çfarë është shumë e rëndësishme se të gjitha forcat politike janë të bashkuara. Çdo dritare, shtëpi, rrugë do të jenë ferri i vërtetë për agresorin, pushtuesin. Është një luftë, jo vetëm për Ukrainën, është një luftë për liri për tërë Evropën. Ushtarët tanë janë heronj të vërtetë, janë si James Bond,”- tha ish-diplomati ukrainas.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kostinatyn yelisieviev lufta ukraine-rusi kostinatyn yelisieviev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll