Bota

Sulmi me raketë në Kharkiv, Zelenskyy: Ishte krim lufte, rusët e dinin se ç’po bënin

1 Mars 2022, 09:25 Nga DOSJA
Sulmi me raketë në Kharkiv, Zelenskyy: Ishte krim lufte, rusët e

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy e ka përshkruar bombardimin e Kharkivit, si krim lufte. BBC raporton se kjo ishte një pjesë nga deklarata e presidentit i cili tha se ajo që ndodhi u bë me vetëdije nga Rusët, që sipas tij e dinin mjaft mirë se çfarë po bënin.

“Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv nga artileria reaktiv. Ishte qartë një krim lufte. është një qytet paqësor. Dhjetra të dhëna të dëshmitarëve okularë dëshmojnë se kjo nuk është një breshëri e vetme e rreme, por shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve. Rusët e dinin se ku po qëllonin.”- tha presidenti i Ukrainës.

Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë pasi bombat thërrmuese të dyshuara ruse shënjestruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll