Bota

Do i bashkohet Rusisë? Lukashenko: Bjellorusia s’merr pjesë në këtë çështje

1 Mars 2022, 09:03 Nga DOSJA
Do i bashkohet Rusisë? Lukashenko: Bjellorusia s’merr pjesë

BJELLORUSI– Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka deklaruar për mediat shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës. BBC raprton se Lukashenko është shprehur se ushtria e tij nuk do të marrë pjesë në këto aksione ushtarake,

“Ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë. Ne mund t’ia dëshmojmë këtë kujtdo. Më shumë se kaq, udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë këtë çështje me ne  përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Ka nuk ka nevojë për këtë.”- mësohet të ketë thënë Lukashenko.

Alarmi u dha ditën e kaluar se Lukashenko po përgatitej të dërgonte forca ushtarake për t’u bashkuar në sulmin në Kiev.

LAJMI KRYESOR: Dita 6 e luftës në Ukrainë! S’ka armëpushim me Rusinë, Kiev pajiset me avionë luftarakë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alekander lukashenko lufta ukraine-rusi alekander lukashenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll