Bota

Lufta në Ukrainë! ZHVILLIMET orë pas ore, ç’po ndodh në qytetet kryesore

1 Mars 2022, 07:14 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë! ZHVILLIMET orë pas ore, ç’po ndodh

UKRAINË– Banorët në Ukrainë kaluan edhe një tjetër natë të përgjakshme ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj pa ndalur. Mëngjesin e sotëm janë raportuar të vdekur 70 ushtarë ukrainas, pas sulmit ajror të kryer nga Rusia në bazat ushtarake. BBC raporton se sirenat janë dëgjuar sërish në Kiev duke bërë që banorët të strehohen në ambiente nëntokësore si garazhe apo metro.

ZHVILLIMET:

Ora 7:09 Të paktën 70 ushtarë ukrainas të vdekur në Okehtirka

Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë janë vrarë në sulmet ajrore të Rusisë në bazat ukrainas të Ukrainës të dielën. Sulmi është kryer në Okehtirka të rajonit Sumi, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse.

Ora 7:01

Vërehet një qetësi e lehtë teksa Rusia riorganizon fushatën kundër mbrojtjes ukrainase, e cila duket se ka qenë më e fuqishme sesa që ka pritur Moska. Ata i kanë parë kështu disa nga luftimert në qytetet më të mëdha:

Kiev: Mbrojtja ukrainase ka qenë e fuqishme deri më tani. Aktualisht, aktiviteti rus është i kufizuar meqë forcat janë në pritje të përforcimeve. Analistët besojnë se ato do të rikthejnë sulmet me fuqi më të madhe në orët në vijim.

Harkiv: Sulmet ruse janë shtuar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës në 48 orët e fundit. Forcat ruse janë duke përdorur raketa dhe armë tjera në këtë qytet. Si rezultat është raportuar për viktima civile dhe dëme të pronave. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se dhjetëra persona kanë vdekur në atë qytet.

Ukraina jugore: Përparimi rus është ngadalësuar në ditët e fundit, në krahasim me ditët e para, kanë thënë analistët. Arsye mund të jetë që Rusia është koncentruar që të nisë sulme “vendimtare” në qytetet si Mariupol në lindje apo edhe në Zaporizhia.

Ora 6:07 Kina fillon evakuimin e qytetarëve nga Ukraina

Kina ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina, raportoi media shtetërore të martën. Rreth 600 studentë kinezë u evakuuan të hënën nga Kievi dhe qyteti Odessa, raportoi gazeta shtetërore, Global Times, duke cituar ambasadën kineze në kryeqytetin ukrainas. Kina ka thënë se rreth 6,000 qytetarë të saj janë të vendosur në Ukrainë për punë dhe studime.

Ora 5:33 Autokolona ruse e drejtuar për në Kiev është 64 kilometra i gjatë

Një kolonë me automjete ushtarake ruse e drejtuar për në Kiev vlerësohet të jetë 64 kilometra e gjatë, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN të martën herët duke cituar imazhe satelitore. Karvani i tankeve dhe automjeteve të tjera ushtarake është edhe më i gjatë se sa mendohej më parë. Ai shtrihet nga Aeroporti Hostomel në Kievin veriperëndimor deri në fshatin Prybirsk, i cili ndodhet midis Kievit dhe Çernobilit.

Ora 4:35– Vazhdojnë sulmet në Harkiv dhe Kiev të Ukrainës

Sulmet ruse në qytetin Harkiv të Ukrainës dhe kryeqytetin Kiev vazhduan gjatë natës së 28 shkurtit dhe mëngjesit të 1 marsit. Në Harkiv, ushtria ruse ka hedhur në erë nënstacione, tha kryebashkiaku i qytetit, Ihor Terekhov. Sulmet thuhet se po shkaktonin probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

LAJMI KRYESOR: Dita 6 e luftës! S’ka ujdi me Rusinë, Keiv pajiset me avionë luftarakë (SITUATA)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll