Bota

VD/ Shkatërrohet ndërtesa e bashkisë në Kharkiv,Ukraina:Rusët donin të vrisnin guvernatorin

1 Mars 2022, 07:52 Nga DOSJA
VD/ Shkatërrohet ndërtesa e bashkisë në

UKRAINË– Ushtria ruse nuk po i kursen sulmet me raketa në Ukrainë. Mëngjesin e sotëm, ndërtesa e bashkisë së Kharkivit, qyteti i dytë më i rëndësishëm në Ukrainë shpërtheu pasi u godit me raketë nga njësitë e armatosura ruse. Për fatin e mirë, nuk raportohet për të plagousr apo viktima. Sipas burimeve vendase, ndërtesa ndodhet në qendër të Kharkivit, në Sheshin e Lirisë dhe godina i përket Administratës Rajonale Shtetërore të Kharkivit. Ushtria ukrainase pretendon se forcat ruse donin të vrisnin guvernatorin e Kharkivit së bashku me punonjësit e administratës.

Kievi akuzon Rusinë se po kryen krime lufte duke bombarduar objekte civile, nga të cilat kanë humbur jetën shumë të pafajshëm.

 

Missile attack on the Kharkiv regional administration. Grad shelling at residential areas. Another proof Putin is the ultimate evil. #StopRussia #StopRussianAggression #RussiaInvadedUkraine pic.tëitter.com/l5nlP6liui

— Stratcom Centre UA (@StratcomCentre) March 1, 2022

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi dje që të nisë hetimet ndaj komandës ushtarake ruse për krime lufte.

LAJMI KRYESOR: Dita 6 e luftës! S’ka ujdi me Rusinë, Keiv pajiset me avionë luftarakë (SITUATA)

Burimi: The Guardian

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll