Bota

Lufta/ Thirrja e ambasadës indiane në Kiev: Largohuni urgjentisht nga zona

1 Mars 2022, 08:28 Nga DOSJA
Lufta/ Thirrja e ambasadës indiane në Kiev: Largohuni urgjentisht nga

KIEV– Ambasada indiane në Kiev u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen “urgjentisht” nga kryeqyteti ukrainas, pasi autokolona ushtarake e Rusisë ndodhet në qytet. CNN raporton se kjo kërkesë është bërë pasi kolona ushtarake ruse me automjete të blinduara, tanke, artileri tërheqëse dhe mjete të tjera logjistike ka mundur të futet në periferi të kryeqytetit të Ukrainës.

“Të gjithë shtetasit indianë, përfshirë studentët, këshillohen të largohen urgjentisht nga Kievi sot. Mundësisht me trena të disponueshëm ose me çdo mjet tjetër të disponueshëm”, shkroi ambasada në Tëitter.

Më pak se 24 orë më parë, ambasada kishte këshilluar qytetarët indianë që të “qëndronin të qetë, paqësor dhe të bashkuar”, duke u kërkuar atyre të ishin më të duruar.

LAJMI KRYESOR: Dita 6 e luftës në Ukrainë! S’ka armëpushim me Rusinë, Keiv pajiset me avionë luftarakë

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll