Bota

VIDEO/ Kërcënimi për vendet e NATO-s, prezantuesi: Rusia ka armë bërthamore të shpejta

1 Mars 2022, 06:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Kërcënimi për vendet e NATO-s, prezantuesi: Rusia ka

RUSI– “Zëdhënësi i propagandës së Putin”, spikeri televiziv Dmitry Kiselyov, ka kërcënuar Perëndimin me asgjesim nuklear. Deklarata e tij u bë pak orë pasi presidenti rus kërcënoi me përdorimin e armëve bërthamore. Duke folur për televizionin kombëtar rus “Rossiya 1”, Kiselyov ka paralajmëruar shtetet e NATO-s duke përfshirë SHBA-në, e duke thënë se nëndetëset ruse mund të qëllojnë me rreth 500 raketa bërthamore, ndaj Perëndimi bën mirë të stepet.

Rusia ka armët bërthamore që manovrohen nga bombarduesit më të shpejtë e më strategjikë. E mos të përmendim pastaj Forcat Strategjike ruse të Raketave. Potenciali nuklear i Rusisë është më i forti në botë. Putin e paralajmëroi Perëndimin. Mos u përpiqni të friksoni Rusinë”, tha Kiselyov.

Daily Mail’ raporton se spikeri fajësoi sekretaren britanike të jashtme, Liz Truss se po përpiqej të intimidonte Rusinë. Folësi rus ka tallur ministren e jashtme duke komentuar fjalët e saj ku Truss shprehej se një konflikt i armatosur mes Rusisë dhe NATO-s mund të lindte nga kriza në Ukrainë.

“Një konflikt mes Rusisë dhe NATO-s për Ukrainën?! Një gjë e tillë nuk është dëgjuar kurrë më parë”, tha Kiselyov. Ai shtoi: “Pastaj, me kapacitetin nuklear të Rusisë me armë supersonike si Tsirkon-i, Perëndimi zor se ka ndonjë mundësi kundër nesh”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry kiselyov lufta ukraine-rusi putin dmitry kiselyov lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll