Bota

Historia/ Të sapomartuarit luftojnë për Ukrainën gjatë muajit të mjaltit

1 Mars 2022, 06:13 Nga DOSJA
Historia/ Të sapomartuarit luftojnë për Ukrainën gjatë

UKRAINË– Vetëm disa orë pas martesës së tyre në ditën e parë të pushtimit rus, Yaryna Arieva dhe Svyatoslav Fursin iu bashkuan luftës për të mbrojtur vendin e tyre. Çifti do të martohej në maj, por nxituan të lidhën kurorë në Kiev javën e kaluar kur Rusia pushtoi, përpara se t’i bashkohej rezistencës ukrainase. Të veshur me xhaketa kamuflazhi dhe duke mbajtur një pushkë, çifti i tha Don Lemon-it të CNN për kalimin e muajit të mjaltit duke jetuar në një qytet të rrethuar dhe duke marrë armët për të luftuar kundër trupave ruse që pushtuan atdheun e tyre.

“Është e vështirë të kuptohet, ky realitet i ri që kemi,” tha Arieva, e cila është nga Kievi.

Burri i saj, Fursin, ka lindur në qytetin perëndimor të Lviv tha se “njerëzit e tij duan të jenë gjithmonë të lirë. Këta njerëz janë gati të luftojnë për lirinë e tyre.”

Çifti i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Ukrainën me para, ushqime, armë dhe ndihmë mjekësore dhe të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll