Bota

Dita e pestë e luftës! Kievi ende ‘qëndron’, rusët s’i afrohen dot! Çfarë ka ndodhur sot?

28 Shkurt 2022, 20:56 Nga DOSJA
Dita e pestë e luftës! Kievi ende ‘qëndron’,

KIEV– Ka rënë nata në të gjithë Ukrainën! Sot është mbyllur edhe dita e 5 e pushtimit nga Rusia, por edhe sot ushtarët nuk kanë mundur që të marrin kryeqytetin e vendit, duke shkaktuar frustrim në radhët e tyre. Por edhe disa e sotme ka pasur zhvillime të mëdha, se çfarë ka ndodhur, e kemi ndarë më poshtë në disa pika. Duke zgjedhur më të rëndësishmet.

ÇFARË KA NDODHUR SOT?

Sirenat e sulmit ajror po dëgjohen sërish në Kiev dhe banorët e kryeqytetit janë strehuar pas raporteve të reja për sulme të reja ruse në periferi.

Dhjetra civilë u vranë sot nga sulmet me raketa ruse në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv. Lajmi u konfirmua nga ministria e Brendshme.

Negociatorët nga Kievi dhe Moska kanë zhvilluar bisedime në Bjellorusi në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit. Rusia thotë se të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë diskutimet dhe do të takohen përsëri “në ditët e ardhshme”. Ende nuk ka datë kontrete.

Përpara këtij takimi, presidenti i Ukrainës Zelensky u kërkoi trupave ruse të linin armët dhe bëri thirrje për anëtarësim të menjëhershëm në BE për vendin e tij. 8 vende të BE e kanë pranuar kërkesën e tij

Shell ka njoftuar përfundimin e të gjitha marrëveshjeve të përbashkëta me kompaninë ruse të energjisë Gazprom pas pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet ekonomike globale bënë që Rusia të dyfishonte normën e saj të interesit në 20% në përpjekje për të ndalur rënien e madhe të vlerës së rublës.

OKB thotë se më shumë se gjysmë milioni refugjatë janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje duke gjetur strehim dhe paqe.

FIFA dhe UEFA kanë pezulluar të gjitha klubet dhe kombëtaret ruse nga të gjitha ndeshjet dhe kompeticionet.

LAJMI KRYESOR: Lufta vijon/ Asnjë ujdi mes Ukrainës e Rusisë, Kievi kërkon futjen në BE, Putin ka 3 kushte

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll