Bota

Pentagoni: Forcat ruse po përpiqen të afrohen më afër Kievit, por akoma janë larg!

28 Shkurt 2022, 20:12 Nga DOSJA
Pentagoni: Forcat ruse po përpiqen të afrohen më afër

SHBA– Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se forcat ruse po përpiqen të afrohen më pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, por ende janë jashtë qendrës së qytetit. Në një konferencë për mediat, ai tha se forcat ruse po lëvizin para për të marrë Kievin nga toka, por janë ende larg pasi duket se rezistenca e ukraninasve ende vazhdon.  

“Por qartësisht ne vazhdojmë të shohim forcat ruse të lëvizin përpara ose të përpiqen të afrohen gjithashtu në mënyrë që të mund të lëvizin në Kiev nga toka. Ne ende vlerësojmë se ata janë jashtë qendrës së qytetit, dhe, ajo që dimë qartë, është se ata kanë synime në lidhje me Kievin. Ukrainasit po “rezistojnë në mënyrë mjaft efektive rreth Kievit. Ata e kanë bërë një pengesë të vështirë për rusët që të lëvizin më në jug,”-tha Kirby. 

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota john kirby lufta ukraine-rusi john kirby lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll