Bota

Lufta në Ukrainë i frikësoi? Finlandezët e suedezët “pro” anëtarësimit në NATO

28 Shkurt 2022, 19:48 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë i frikësoi? Finlandezët e suedezët

HELSINKI– Një sondazh i “Yle” ka dalë në përfundimin se 53% e njerëzve në Finlandë do të mbështesin bashkimin në NATO. 28% kundërshtuan në sondazh, ndërsa 19% thanë se nuk ishin të sigurt. Taloustutkimus kreu sondazhin javën e kaluar, pasi Ukraina u sulmua nga forcat rus, ndërsa Juho Rahkonen, drejtori i kërkimit të sondazhit, tha se e përshkroi ndryshimin në opinionin publik si radikal dhe historik.

“Në thelb, përqindjet e atyre që janë në favor të anëtarësimit në NATO dhe atyre kundër kanë ndryshuar,”-tha Rahkonen. Po ashtu, pushtimi i Rusisë ka rritur gjithashtu mbështetjen për anëtarësimin në NATO edhe në Suedi, me 41% të të anketuarve që votojnë “pro”. Nga i njëjti sondazh është dalë në përfundimin se nëse Suedia do të aplikonte për t’u bashkuar me aleancën, mbështetja nga finlandezër do të shkonte në 66%.

Rusia paralajmëroi javën e kaluar se nëse secili prej vendeve do të kërkonte të bashkohej me aleancën, ata do të përballeshin me “pasoja të rënda ushtarako-politike” nga Moska zyrtare.

*6 shtete anëtare të BE-së nuk janë anëtarë të NATO-s, bëhet fjalë për: Austrinë, Qipron, Finlandën, Irlandën, Maltën dhe Suedinë.

Marrë nga YLE

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota finlanda ne nato juho rahkonen nato finlanda ne nato juho rahkonen nato

Sondazh

Poll