Bota

Lufta në Ukrainë, 8 vende të BE-së bëjnë thirrje që vendi të futet në BE

28 Shkurt 2022, 20:38 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, 8 vende të BE-së bëjnë thirrje

UKRAINË- Disa presidentë të vendeve anëtare të BE-së kanë publikuar një letër të hapur ku bëjnë thirrje për kandidaturën e shpejtë të Ukrainës në BE. The Guardian shkruan se letra e hapur vjen pas një apeli më herët sot nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, që Ukrainës t’i jepet anëtarësimi në BE menjëherë sipas një procedure të veçantë.

Letra:

Ne, presidentët e shteteve anëtare të BE-së: Republika e Bullgarisë, Republika Çeke, Republika e Estonisë, Republika e Letonisë, Republika e Lituanisë, Republika e Polonisë, Republika Sllovake dhe Republika e Sllovenisë besojmë fuqimisht se Ukraina meriton të marrë një perspektivë të menjëhershme për anëtarësim në BE. Prandaj, ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të konsolidojnë mbështetjen më të lartë politike për Ukrainën dhe t’u mundësojnë institucioneve të BE-së të ndërmarrin hapa për t’i dhënë Ukrainës menjëherë statusin e vendit kandidat në BE dhe për të hapur procesin e negociatave. Në këtë moment kritik, ne përsërisim solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën dhe popullin e saj.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskiy be lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll