Bota

Pas kërkesës, PE pritet të miratojë rezolutën dhënien e statusit kandidat për Ukrainën

28 Shkurt 2022, 20:51 Nga DOSJA
Pas kërkesës, PE pritet të miratojë rezolutën

UKRAINË- Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë të martën duke u bërë thirrje institucioneve të BE-së që të punojnë drejt dhënies së statusit të kandidatit në BE për Ukrainën dhe në ndërkohë të vazhdojnë të punojnë drejt integrimit në tregun e përbashkët të BE-së. Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetari i The Guardian Daniel Boffey.

Thirrja nga eurodeputetët pason kërkesën nga Kievi të presidentit Volodymyr Zelenskiy duke nënshkruar një letër zyrtare aplikimi për anëtarësim në BE. Një zyrtar i BE-së ka shpjeguar procesin. Letra e aplikimit i është shkruar presidentit të këshillit të BE-së që aktualisht mbahet nga Franca. Shtetet anëtare, parlamenti evropian dhe parlamentet kombëtare më pas informohen për aplikimin nga këshilli.

Një takim i 27 ministrave të çështjeve të BE-së, i njohur si këshilli i punëve të përgjithshme, duhet të marrë një vendim për të kërkuar zyrtarisht opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin. Normalisht do të duheshin 15 deri në 18 muaj që komisioni të jepte opinionin e tij, megjithëse kjo periudhë mund të shkurtohet ndjeshëm “në varësi të konsideratave politike”.

Ekziston një periudhë e para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar atij të përmbushë detyrimet e tij si shtet anëtar. Procesi i anëtarësimit përfshin respektimin e kritereve të anëtarësimit duke përfshirë miratimin dhe zbatimin e ligjit të BE-së.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota daniel boffey lufta ukraine-rusi daniel boffey lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll