Bota

Lufta në Ukrainë, Turqia bllokon katër anije luftarake ruse

28 Shkurt 2022, 20:29 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Turqia bllokon katër anije luftarake ruse

TURQI- Turqia ka paralajmëruar si vendet e Detit të Zi ashtu edhe ato që nuk kanë dale në Detin e Zi që të mos kalojnë anije luftarake nëpër ngushticat e saj të Bosforit dhe Dardaneleve. The Guardian shkruan se Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, foli sot për vendimin, duke njoftuar se katër anije ruse janë ndaluar në Bosfor.

“Ne zbatuam atë që thotë Montreux dhe do ta bëjmë tani e tutje. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për kalim nëpër ngushticat deri më sot” tha ai.

Konventa e Montreux e vitit 1936, së cilës i referohet Çavuşoğlu, i lejon Turqisë të kufizojë tranzitin detar në ngushticat e saj gjatë kohës së luftës, megjithëse i lejon anijet luftarake të kthehen në bazat e tyre të regjistruara.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mevlüt çavuşoğlu turqi lufta ukraine-rusi mevlüt çavuşoğlu turqi

Sondazh

Poll