Bota

Erdogan: Turqia do të kufizojë hyrjen e anijeve ruse në Detin e Zi

28 Shkurt 2022, 19:51 Nga DOSJA
Erdogan: Turqia do të kufizojë hyrjen e anijeve ruse në Detin e

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia nuk mund të refuzojë lidhjet e saj me Rusinë apo Ukrainën, duke shtuar se Ankaraja do të zbatojë një pakt për kalimin detar nga detet e saj për të parandaluar përshkallëzimin e luftës. CNN shkruan se Turqia e përshkroi pushtimin e Rusisë të dielën si luftë, duke e lejuar atë të thërrasë anëtarët e një marrëveshjeje ndërkombëtare nga viti 1936 për të kufizuar kalimin e disa anijeve ruse nëpër detet turke.

Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, Erdogan kritikoi, siç tha, qëndrimin “të pavendosur” të Shteteve të Bashkuara dhe fuqive perëndimore ndaj pushtimit të Ukrainës, duke thënë se një qasje e tillë është shenjë e rënies së rendit ndërkombëtar. Ai tha se Turqia nuk do të bëjë kompromis mbi detyrimet e saj ndaj aleancave të saj, duke përfshirë NATO-n, por se nuk mund të komprometojë “interesat kombëtare” në rajonin e saj dhe përsëriti se pushtimi i Rusisë ishte i papranueshëm.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nato rexhep tajip erdogan nato rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll