Bota

Putin,kjo është vepra jote!Historia e gruas së deputetit që u fsheh për t’i shpëtuar rusëve

28 Shkurt 2022, 18:37 Nga DOSJA
Putin,kjo është vepra jote!Historia e gruas së deputetit që

KIEV– Kur Irina, 35 vjeç dhe djali i saj Dorian, vetëm 1 vjeç u vendosën  poshtë shkallëve të metrosë në kryeqytetin ukrainas të Kievit, mendonin se ishin të sigurtë. Por një ditë më pas, nëna e tre fëmijëve po ecte në rrugët e Kievit. Papritur u ndje një shpërthim pranë saj. Ajo u plagos dhe është në gjendje të rëndë, bëjnë me dije burime për BILD.

Megjithatë ajo nuk është e panjohur. Bashkëshorti i saj është një deputet nga partia e Vitali Klitschkos, me origjinë nga Krimea, me të cilën u detyrua që të largohej pasi në vitin 2014 ushtria ruse pushtoi gadishullin. Pas sulmit, kryebashkiaku i Kievit kërkoi që BILD të publikonte foton me lëndimet që ajo mori nga shpërthimi, ndërsa një koment u dha edhe nga Klitschko.

“Kjo mund t’i ndodhë kujtdo, në çdo kohë dhe kudo në Ukrainë. Bota duhet ta pranojë: është një luftë edhe kundër civilëve të pafajshëm!,”-tha ai për BILD. Ndërkohë që gjithë këtë kohë Rusia vazhdon dhe pretendon se nuk ka dëmtuar asnjë civil edhe pse mediat e huaja kanë publikuar çdo sulm. 

LAJMI KRYESOR: Lufta vijon/ Asnjë ujdi mes Ukrainës e Rusisë, Kievi kërkon futjen në BE, Putin ka 3 kushte

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota irina lufta ukraine-rusi vitali klitschko irina lufta ukraine-rusi vitali klitschko

Sondazh

Poll