Bota

Ministrja gjermane: Jemi të gatshëm të pranojmë ukrainasit që largohen nga vendi

28 Shkurt 2022, 18:26 Nga DOSJA
Ministrja gjermane: Jemi të gatshëm të pranojmë ukrainasit

GJERMANI- Gjermania është zotuar të pranojë të gjithë refugjatët ukrainas që ikin nga vendi i tyre. CNN shkruan se gjatë një konference me homologen sllovene Anze Logar, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka thënë se të gjithë ukrainasit që ikin do ta kenë derën hapur për në Gjermani.

“Ne do të pranojmë të gjithë ukrainasit që ikin. Ne po ndihmojmë njerëzit që ikin nga Ukraina. Ne jemi duke qëndruar në kufij për të sjellë ndihmë për njerëzit dhe për të sjellë njerëzit në të gjitha vendet evropiane” tha Baerbock.

Përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë javë, Baerbock u kërkoi të gjitha vendeve që “besojnë në Kartën e Kombeve të Bashkuara” të izolojnë udhëheqjen ruse për pushtimin e saj në Ukrainë.

“Sot është tashmë dita e pestë e luftës së Putinit kundër Ukrainës dhe njerëzve të pafajshëm në Ukrainë. Ai ka sjellë vuajtje të jashtëzakonshme në Ukrainë. Qindra mijëra po ikin, miliona kanë frikë për jetën dhe të ardhmen e tyre. Sado mizore që janë këto foto, ato na bëjnë më të vendosur! Ukraina nuk qëndron e vetme, Evropa, Unioni Perëndimor i Vlerave qëndron në mënyrë të vendosur në anën e ukrainasve të guximshëm”, tha Baerbock.

Baerbock premtoi gjithashtu më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën.

“Lufta e Putinit na ka futur në një epokë tjetër. Ne do të rivlerësojmë siguritë e mëparshme dhe për këtë arsye do të ndihmojmë ukrainasit me armë dhe pajisje të tjera,” shtoi Baerbock.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota annalena baerbock anze logar lufta ukraine-rusi annalena baerbock anze logar lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll