Aktualitet

Vijon operacioni “Road Guard 3”, vihet në pranga babai i një prej të arresuarve (DETAJET)

28 Shkurt 2022, 10:31 Nga DOSJA
Vijon operacioni “Road Guard 3”, vihet në pranga babai i

TIRANË– Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi iu është zbuluar arma pa leje dhe municionet në banesë. Policia informon se në pranga ka përfunduar personi me incialet N.B. Ndalimi i tij vjen në kuadër të operacionit “Road Guard 3”. Personi i ndaluar, është babai i një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit, pasi mund të kishte armë zjarri në banesë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë të lyer me graso dhe futur në një kllëf lëkure, katër krëhëra dhe 173 fishekë luftarak.

52-vjeçari do të akuzohet për veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga një 52-vjeçar.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra nga DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit policor të koduar “Road Guard 3”, se babai i një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit, mund të kishte armë zjarri në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit N. B., 52 vjeç, banues në Kamzë.Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë të lyer me graso dhe futur në një kllëf lëkure, katër krëhëra dhe 173 fishekë luftarak.Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 52 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në kuadër të operacioneve “Road Guard 2″ dhe “Road Guard 3” u arrestuan në flagrancë personat: Çeti Hazbia, Mariglen Hoxha dhe Egli Beshiri.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane çeti hazbia egli beshiri mariglen hoxha tirane arrestim ne tirane çeti hazbia egli beshiri mariglen hoxha tirane

Sondazh

Poll