Aktualitet

Dua Lipa: Jugu i Shqipërisë është i pakrahasueshëm, uji dhe ushqimi, i mahnitshëm

28 Shkurt 2022, 08:52 Nga DOSJA
Dua Lipa: Jugu i Shqipërisë është i pakrahasueshëm, uji

LONDËR- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka rrëfyer për jetën e saj private dhe gjithashtu ka folur për Shqipërinë, që i ka lënë shumë mbresa dhe mezi pret të kthehet së shpejti. Dua është shprehur se mezi pret të kthehet në Jug të Shqipërisë e se ai vend nuk ka të krahasuar sipas “Financial Times”.

“Një vend ku mezi pres të kthehem është Jugu i Shqipërisë. Isha për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë, dhe ushqimi është i mahnitshëm. Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende”, tha Dua.

Dua vizitoi vitin e shkuar Kosovën dhe Shqipërinë. Ajo ka organizuar dhe shumë koncerte në vendet e saj të dashura. 

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore showbiz dua lipa jugu i shqiperise londer dua lipa jugu i shqiperise londer

Sondazh

Poll