Aktualitet

Ndërtim pa leje në Sarandë! Shpallen në kërkim dy inspektorët e IMT (EMRAT)

28 Shkurt 2022, 08:02 Nga DOSJA
Ndërtim pa leje në Sarandë! Shpallen në kërkim dy

SARANDË-Dy inspektorët e IMT në Sarandë, Martin Arapi dhe Nertion Jano janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Dy inspektorët dyshohet se kanë lajuar ndërtimin pa leje të pallatit 7-katësh në Sarandë dhe ndërtimin e disa shtesave pa leje. Dy personat të dënuar me ‘arrest me burg’ në mungesë nga Gjykata e Tiranës u ndaluan në kuadër të operacionit “Heshtja”.

NJOFTIMI:

Vijon operacioni policor i koduar “HESHTJA”.Shpallen në kërkim dy shtetas Martin Arapi DHE Nertion Jano. Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “HESHTJA”, është arrestuar shtetasja R. P., 31 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P.,66 vjeç.Në vijim të operacionit policor të koduar “HESHTJA”, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje në qytetin e Sarandës, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve M. A., 30 vjeç, dhe N. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë.Pasi janë siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katesh ende të pa perfunduar por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin Nr.21, datë 24.02.2022, ka vendosur për këta dy shtetas, masat e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, per veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,Të dy këta shtetas dyshohet se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT R. P., e arrestuar me datë 21.02.2022, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll