Aktualitet

EMRI/ Gjendet i plagosur i riu në Elbasan, dërgohet në spital

27 Shkurt 2022, 21:27 Nga DOSJA
EMRI/ Gjendet i plagosur i riu në Elbasan, dërgohet në spital

ELBASAN– Klevis Cani, 30 vjeç, banues në Elbasan është gjetur në rrugë i plagosur me thikë dhe është dërguar në spital. Kalimtarë rastësorë në lagjen “Skënderbej” kanë pikasur të riun e shtrirë në rrugë e të mbuluar në gjak dhe kanë njoftuar autoritetet. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:15.

Cani është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Elbasan ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Për momentin ai raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori nuk është identifikuar ende.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Elbasan, është dërguar i dëmtuar  me thikë  shtetasi K. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klevis cani plagoset klevis cani klevis cani plagoset klevis cani

Sondazh

Poll