Aktualitet

HARTA LIVE: Temperaturat deri në 15°C, parashikimi i motit gjatë ditës së sotme

28 Shkurt 2022, 06:31 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Temperaturat deri në 15°C, parashikimi i motit gjatë

TIRANË– Dita e hënë nis me temperatura të larta. Vendi ynë mbetet me vranësira të shpeshta në pothuajse gjithë ditën. Sipas MeteoAlb pritet që herë pas here të kemi zhvillim të përkohshëm të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore.

Por në zonat malore do të kemi dëborë të paktë. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti parashikimi i motit moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll