Aktualitet

Shqipëria ka gati paketën e sanksioneve ndaj Rusisë, 48 orë punime intensive

27 Shkurt 2022, 17:17 Nga DOSJA
Shqipëria ka gati paketën e sanksioneve ndaj Rusisë, 48 orë

TIRANË– Qeveria Shqiptare e ka gati një paketë sanksionesh ndaj Rusisë, e cilat tashmë besohet se e kanë marrë miratimin e kryeministrit Edi Rama dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Burime në dijeni të hartimit të këtyre sanksioneve të qeverisë shqiptare, i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se gjatë 48 orëve të fundit për drejtorinë juridike në kryeministri në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe partnerët, kanë qenë intensive në hartimin e këtyre sanksioneve.

Po të njëjtat burime shpjeguan se paketa shqiptare e sanksioneve ruse, mund të prezantohet nga vetë kryeministri Edi Rama apo shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka.

Po ashtu Top Channel mëson se kryeministria është duke koordinuar punën me disa ministri për ndryshim të menjëhershëm të legjislacionit shqiptarë, në mënyrë që sanksionet e vendit tonë, ndaj Rusisë të jetë efektive dhe e zbatueshme 100%. Sugjerohet se paketa shqiptare ka më shumë se 10 sanksione kundrejt shtetit Rus. Kryeministri Edi Rama u angazhua gjatë takimit të udhëheqësve të NATO-s dy ditë më parë për tju bashkuar sanksioneve.

Në parlament të enjten ministria e punëve të Jashtme Olta Xhacka deklaroi se “Ne do të bashkohemi edhe me këto sanksione të reja vendosur nga BE”. Për momentin në rajonin e Ballkanit Perëndimor Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë publikuar listën e sanksioneve të tyre ndaj Moskës.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll