Bota

36 orë nën tokë! Ukrainasja përlot me rrëfimin: Jam gjallë, pashë Kievin e mrekullueshëm

28 Shkurt 2022, 10:22 Nga DOSJA
36 orë nën tokë! Ukrainasja përlot me rrëfimin: Jam

UKRAINË– Kasenya, e cila ka kaluar më shumë se 36 orë nën tokë dhe sapo ka arritur të kthehet në shtëpi dhe të hajë pak mëngjes thotë se më në fund ndihet e qetë. Në një rrëfim për BBC, Kasenya shprehet se e vetmja gjë që e bënte lumtur sot është që ka mundësi ta shohë Kievin edhe një herë tjetër ashtu, të qetë dhe pa forca ruse.

“Më në fund jam në shtëpi dhe nuk mund ta përshkruaj se si ndihem, jam e lumtur që qëndroj gjallë dhe e sigurt dhe thjesht kam mundësinë të shoh Kievin tim të mrekullueshëm dhe të bukur. Ndihem e sigurt sepse jam kthyer në shtëpi,”- rrëfen e reja.

Kur ajo vështron nga dritaret, thotë se sheh qytetarë normalë ukrainas të cilët janë të armatosur, të guximshëm dhe të forte. Të gjithë sipas saj përpiqen të bëjnë ç’është e mundur për të mbrojtur vendin e tyre.

“Edhe nëntokë të gjithë po përpiqen të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë ushtrinë tonë që të jetë më e fortë,”- thotë ajo.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5/ Vijon lufta në Ukrainë, priten bisedime Moskë-Kiev (ZHVILLIME+HARTA)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll