Bota

Rusët morën centralin bërthamor të Zaporizhia? Ukraina: Lajm i rremë

28 Shkurt 2022, 09:08 Nga DOSJA
Rusët morën centralin bërthamor të Zaporizhia? Ukraina: Lajm

UKRAINË– Zyrtarët ukrainas kanë mohuar pretendimet ruse që forcat e saj kanë marrë në dorë centralin bërthamor të Zaporizhia, më të madhin në Evropë. Energoatom, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se pretendime të tilla nga Moska janë “një gënjeshtër absolute, një lajm i rremë”.

Më herët, Rusia tha se trupat e saj kishin shtënë në dorë centralin dhe se lufta vijonte normalisht.

Ishte gjeneralmajor Igor Konashenkov i ministrisë së mbrojtjes ruse që e dha këtë lajm.

“Ushtarët rusë po ruajnë dhe kontrollojnë plotësisht zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Personeli vazhdon të punojë për mirëmbajtjen e objekteve dhe kontrollin e situatës radioaktive në gjendje normale. Sfondi radioaktiv është normal,“-  tha ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Dita e pestë e ushtarëve rus në Ukrainë! Sot bisedime mes Moskës dhe Kievit

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll