Bota

Armët bërthamore ruse në gadishmëri, BE: Nuk do ta përshkallëzojmë situatën

28 Shkurt 2022, 09:47 Nga DOSJA
Armët bërthamore ruse në gadishmëri, BE: Nuk do ta

BRUKSEL – Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja nuk do të përfshihet në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, vendosi forcën e tij bërthamore në gjendje gatishmërie.

“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përshkallëzim”, tha Borrell për BBC-në.

Rusia, me urdhrin e Putinit, ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Putin u tha të dielën shefave të tij të mbrojtjes se forca bërthamore duhet të vihet në gjendje gatishmërie, për shkak të “deklaratave agresive” të Perëndimit.

Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin ushtarak rus në Ukrainë dhe ka vendosur një varg sanksionesh kundër Rusisë, përfshirë disa kundër Putinit dhe ministrit të tij të Jashtëm, Sergei Lavrov.

Megjithatë, njoftimi i Putinit nuk do të thotë se Rusia synon të përdorë armë bërthamore.

SHBA-ja e dënoi menjëherë vendimin e tij, duke e cilësuar si “përshkallëzim të papranueshëm”.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5/ Vijon lufta në Ukrainë, priten bisedime Moskë-Kiev (ZHVILLIME+HARTA)

Marrë nga REL

(d.v/dosjha.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll