Bota

5 ditë luftime të përgjakshme, Ukraina: Kemi vrarë mbi 5 mijë ushtarë rusë

28 Shkurt 2022, 09:31 Nga DOSJA

KIEV – Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës raportoi ditën e sotme se forcat e saj të armatosura kanë vrarë në 5 ditë luftime rreth 5300 forca ruse. Në raportimin e këtij institucioni në faqen zyrtare se në këto ditë janë shkatërruar 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 pajisje dhe amatime të ushtrisë ruse.

Megjithatë, mediat ndërkombëtare nuk kanë qenë në gjendje për të verifikuar këto shifra. Ukraina këmbëngul se po i shkakton dëme të jashtëzakonshme pushtuesve rusë. Kombet e Bashkuara raportuan se 94 civilë kanë ndërruar jetë në ditët e para të përplasjeve të armatosura, ndërsa saktësoi se mbi 160 mijë ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre.

Dje, Ministria e Shëndetësisë raportoi se kanë ndërruar jetë 352 qytetarë ukrainas dhe 1684 të tjerë janë plagosur.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5/ Vijon lufta në Ukrainë, priten bisedime Moskë-Kiev (ZHVILLIME+HARTA)

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)


Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Loading ... Loading ...

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll