Bota

Lufta me Rusinë, OKB: 422 mijë qytetarë janë shpërngulur nga Ukraina

28 Shkurt 2022, 09:51 Nga DOSJA
Lufta me Rusinë, OKB: 422 mijë qytetarë janë

NJU JORK – Organizata e Kombeve të Bashkuara raportoi së fundmi se rreth 422 mijë qytetarë janë shpërngulur nga Ukraina që prej nisjes së luftës me Rusinë. Zëdhënësja e Agjencisë së Refugjatëve në OKB Laura Paduan bëri me dije se ukrainasit po largohen drejt vendeve fqinje. Ndër të tjera, 100 mijë banorë janë zhvendur brenda vendit. Gjithashtu, ajo theksoi se ka raportime për persona që po bllokohen për tu futur në trena.

Ukraine latest:
– 422,000 people have fled to neighbouring countries. UNHCR considers people fleeing the country as refugees.
– More than 100,000 have been displaced ëithin the country.
– ëe are folloëing up on reports of people being blocked from getting on trains in Ukraine.

— Laura Padoan (@Laura_Padoan) February 28, 2022

Polonia është vendi që ka marrë më shumë refugjatë ukrainas (rreth 160 mijë), ndërsa pjesa tjetër janë shpërndarë në Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Moldavi. OKB ka paralajmëuar se Europa mund të përballet me një tjetër krizë refugjatësh duke theksuar se numri i qytetarëve të shpërnguluar nga Ukraina drejt vendeve europiane mund të shkojë në 4 milionë.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5/ Vijon lufta në Ukrainë, priten bisedime Moskë-Kiev (ZHVILLIME+HARTA)

Burimi:  BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll