Bota

FOTO/ Bien sirenat në qytet, banorët e Dnipro strehohen në bunkera dhe bodrume

28 Shkurt 2022, 09:54 Nga DOSJA
FOTO/ Bien sirenat në qytet, banorët e Dnipro strehohen në

UKRAINË– Sirenat kanë zgjuar ditën e sotme qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro. Qytetarët e kaluan natën në bunkerë, bodrume dhe në garazhde, së bashku me fëmijët dhe me kafshët shtëpiake. Nuk dihet ende se përse ranë alarmet pasi në Dnipro ende nuk ka pasur asnjë sulm të drejtëpërdrejtë.

BBC raporton se patrullat e armatosura në qytet ndalojnë makinat rastësisht për të kontrolluar për ushtarë rus. Ushqimet dhe veshmbathjet janë siguruar për qytetarët që tashmë janë të frikësuar për jetët e tyre.

Në artikullin e BBC, flitet për një grua, e cila tregoi për gazetarët se vajza e saj po po lufton në Volnovakha me ushtrinë ukrainase. Ajo tregoi foto të vajzës së saj për gazetarët, duke shprehur krenari për punën që po bën e bija.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5/ Vijon lufta në Ukrainë, priten bisedime Moskë-Kiev (ZHVILLIME+HARTA)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll