Bota

Rritet izolimi ekonomik i Rusisë, Norvegja tërheq kompaninë e saj të energjisë nga Moska

28 Shkurt 2022, 09:27 Nga DOSJA
Rritet izolimi ekonomik i Rusisë, Norvegja tërheq kompaninë e saj

OSLO – Qeveria norvegjeze ka tërhequr kompaninë e saj energjitike “Equinor’ nga Rusia në përputhje të zbatimit të sanksioneve ndaj Moskës për luftën në Ukrainë. Në këtë mënyrë, drejtuesit e kompanisë pranuan se nuk do të mbyllin të gjitha aktivitetet e saj në Rusi së bashku me investimet.

Në këtë situatë, kuptojnë se pozicioni ynë është i papërballueshëm. Do të ndalojmë investimet e reja në bizneset ruse dhe do të fillojmë nga procesi i daljes së konsorciumeve tona me ato ruse në përputhje me vlerat tona”, u shpreh presidenti i “Equinor” Anders Opedal.

Equinor ka 1.2 miliardë dollarë asete në Rusi dhe ka partneritet me kompaninë ruse të naftës “Rosneft” që prej vitit 2012.

Perëndimi ka vendosur të përjashtojë bankat ruse nga sistemi ndërkombëtar SWIFT, ndërsa sot Britania e Madhe paralajmëroi se do të ndërmarrë sanksione të reja ekonomike ndaj Bankës Qendrore të Rusisë.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5/ Vijon lufta në Ukrainë, priten bisedime Moskë-Kiev (ZHVILLIME+HARTA)

Burimi: Barrons

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll