Sport

VIDEO/ Derbi i Venetos, rikthim fantastik i Simeones, Venezia “fundoset” në zonën e rënies

27 Shkurt 2022, 17:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Derbi i Venetos, rikthim fantastik i Simeones, Venezia

ITALI – Simeone iu rikthye golit dhe Verona mundi Venecia 3-1 në derbin Venetos në ndeshjen e javës së 27-të të Serisë A. Cholito, tetë ndeshje pa gol, nënshkroi një “hat-trick” spektakolar dhe dënoi Venecian të zbriste në zonën e rënies.

Pjesa e parë është shumë e ekuilibruar, por Verona e zakonshme dhe proaktive nuk shihet. Kjo pasi në të vërtetë është Venecia që krijon më shumë lojë dhe raste për të shënuar.

Mysafirët janë solidë mbrojtje dhe pasaktësia në zone, bën që fraksioni i parë të mbyllet në 0-0. Shansi i fundit është për Iliçin, që prek shtyllën në të vetmin sulm blic të Veronës.

Në minutën e 54-t, Simeone i vetëm përballë portierit i rikthehet golit, pas tetë ndeshjesh agjërimi. Hellas zgjohet dhe merr kontrollin e lojës, Venezia humbet të gjitha siguritë e saj dhe makthi materializohet në minutën e 63-të, kur Simeone shënon golin e dytë personal.

Gjithçka tani bëhet shumë e lehtë për skuadrën e Tudorit, inercia e ndeshjes është tërësisht në anën e Veronës. Por pikërisht kur duket se gjithçka fliste për Hellas, vjen goli i Okereke në të 81-tën minutë, që çuditërisht rihap lojën.

Pak frikë për Tudorin, por në të 89-tën është sërish Simeone, që me “hat-trickun” e tij, fiksoi fitoren 3-1 për Veronën, loja ka përfunduar për Venezian.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chievo verona makthi i përjashtimit nga seria a venecia 3-1 në derbin venetos venezia shkruan chievo verona makthi i përjashtimit nga seria a venecia 3-1 në derbin venetos venezia shkruan

Sondazh

Poll