Sport

Bare shënon një supergol, por Espanyol gjunjëzohet

27 Shkurt 2022, 16:05 Nga DOSJA
Bare shënon një supergol, por Espanyol gjunjëzohet

SPANJE – Villarreal ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Espanyolit, me golin e vetëm që për “bardheblutë” e realizoi mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare.

Një pjesë e parë e mbushur plot dhimbje ishte ajo e kësaj përballjeje për ekipin e Bares. “Nëndetësja e verdhë” zhbllokoi rezultatin në minutën e 14’ me Pinon, i cili deri në përfundim të ndeshjes realizonte “poker”, duke shënuar më pas në minutën e 20’ dhe të 45+1’ në këtë fraksion.

Në pjesën e dytë Villarreal pati sërish dominimin e lojës, me Pinon që realizoi golin e tij të katërt në minutën e 53’. I vetmi gol për Espanyolin në këtë përballje u realizua nga Bare në minutën e 65’, në një realizim shumë të bukur nga shqiptari.

Megjithatë përballë rezultatit që në minutën e 86’ u thellua edhe më shumë nga Dia, që e çoi 5-1, ai gol i Keidi Bares nuk e lehtësoi aspak dhimbjen e Espanyol në takimin e raundit të 26’të të La Ligës.

Pas këtij takimi Villarreal renditet në vend të pestë me 42 pikë, teksa Espanyoli renditet I 14-ti me 29 pikë të grumbulluara.
B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #keidibare espanyol gol kombetarja kuqezi laliga villareal #keidibare espanyol gol kombetarja kuqezi laliga villareal

Sondazh

Poll