Sport

Szczesny: “Në venat e djalit tim rrjedh gjak ukrainas. Unë refuzoj të luaj ndaj Rusisë”…

27 Shkurt 2022, 09:44 Nga DOSJA

ITALI – Wojciech Szczesny mbështet plotësisht vendimin e Federatës Polake të Futbollit për të bojkotuar “play-off”-in e Botërorit kundër Rusisë. Portieri i Juventusit dhe i kombëtares polake, nënvizon lidhjet e ngushta me Ukrainën, vendin e origjinës së gruas së tij, Marina Luczenko.

“Gruaja ime ka lindur në Ukrainë, gjaku ukrainas rrjedh në venat e djalit tim. Një pjesë e familjes sonë është ende në Ukrainë, shumë nga bashkëpunëtorët e mi janë ukrainas dhe të gjithë janë njerëz të jashtëzakonshëm. Duke parë vuajtjet në fytyrat e tyre dhe frikën për vendin e tyre, më bën të kuptoj se nuk mund të qëndroj pa lëvizur dhe të pretendoj se asgjë nuk ka ndodhur, – ka shkruar ai në profilin e tij në Instagram.

Kur Putin vendosi të pushtonte Ukrainën, ai i shpalli luftë të gjitha vlerave që përfaqëson Europa: lirinë, pavarësinë, por mbi të gjitha paqen. Ndeshja e “play-off”-it për Kupën e Botës ishte planifikuar për 26 mars në Katar dhe edhe nëse më thyhet zemra duke shkruar këtë, ndërgjegjja ime nuk do të më lejojë të luaj.

Të përfaqësosh vendin tënd është nderi më i madh në karrierën e një futbollisti, por gjithsesi është një zgjedhje. Unë refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat dhe parimet e Rusisë. Unë refuzoj të qëndroj në fushë, duke veshur ngjyrat e vendit tim dhe duke dëgjuar himnin kombëtar rus. Unë refuzoj të marr pjesë në një ngjarje sportive që legjitimon veprimet e qeverisë ruse . E di që ndikimi im mund të jetë vetëm simbolik, por i kërkoj FIFA-s dhe UEFA-s të ndërmarrin veprime dhe të mbajnë përgjegjësinë e Federatës Ruse për veprimet e saj”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aksioni ukrainas ne minsk kundër kampionëve ukrainas ndeshja ndaj bjellorusise ndeshja ndaj rusise portieri i juventusit portieri polak wojciech szczesny aksioni ukrainas ne minsk kundër kampionëve ukrainas ndeshja ndaj bjellorusise ndeshja ndaj rusise portieri i juventusit portieri polak wojciech szczesny

Sondazh

Poll