Sport

Premier League/ City bën minimumin e duhur kundër Evertonit, United “ngec” ndaj Watfordit

27 Shkurt 2022, 09:16 Nga DOSJA
Premier League/ City bën minimumin e duhur kundër Evertonit, United

ANGLI – Gjithsesi ishte një Manchester City i vogël, për t’u rrëzuar në tapetin e Evertonit dhe për të humbur pikë të vlefshme në garën për titull me Liverpool. Por në fund ishte qendërmbrojtësi i “bluve” Michael Keane, i cili u ngatërrua në zonën e tij, për t’i ofruar mundësinë Phil Foden për të realizuar një gol të vonuar, i vlefshëm për fitoren 1-0 të skuadrës së Pep Guardiola (82’), të shtunën, gjatë javës së 27-të të Premier League.

Në një krosim pak të devijuar nga Bernardo Silva, Keane nuk qe në gjendje të largonte topin, të cilin Foden më pas e shfrytëzoi.

Deri atëherë, lojtarët e Frank Lampard ishin mbrojtur mjaft mirë dhe Jordan Pickford, një pikë e fortë, kishte bërë një pritje mjeshtërore përballë Kevin De Bruyne dhe Silva, më pas në distancë të afërt.

Për disa momente, Everton mendoi se mund të përfitonte nga një mundësi e artë për të barazuar. Tre minuta, pas golit të Cityt, topi prekur dorën ose më mirë krahun, e Rodrit në mënyrë të dukshme.

Pas shikimit në VAR, gjyqtarët gjetën një pozicion jashtë loje për Richarlison në fillim të aksionit. Nuk ka penallti për Everton dhe për rrjedhojë nënshkruhet një fitore e vogël për Cityn, që rrit epërsinë në krye të Premierligës. Liverpool, që do të përballet me Arsenalin të mërkurën e ardhshme, tani është 6 pikë prapa Manchester Cityt.

Ndërkohë Manchester United është “frenuar” nga Watfordi po për javën e 27-të në Premier League, teksa sfida përfundoi në barazim pa gola. Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm ne fushën e lojës por nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës dhe të nxirrje me 3 pikë skuadrën e tij nga kjo përballje, edhe pse “Djajtë e Kuq” dominuan lojën

Pas kësaj përballje Manchester United renditet në vend të katër me 47 pikë, teksa Watford qëndron në vend të 19-të me 19 pikë të grumbulluara.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport është pjesë e evertonit që nga viti 2017 futbollisti i manchester cityt sulmuesi i manchester united trajneri i manchester cityt është pjesë e evertonit që nga viti 2017 futbollisti i manchester cityt sulmuesi i manchester united trajneri i manchester cityt

Sondazh

Poll