Sport

259 ditë pas arrestit kardiak, Christian Eriksen përsëri në fushë! 38 minuta me Brentford

27 Shkurt 2022, 07:49 Nga DOSJA
259 ditë pas arrestit kardiak, Christian Eriksen përsëri në

ANGLI – Kjo është një nga imazhet e bukura të fundjavës. Në minutën e 52-të të ndeshjes Brentford-Newcastle (0-2) të shtunën pasdite, kur Christian Eriksen u bë sërish futbollist profesionist, madje në Premier League.

259 ditë pasi zemra i ndaloi për pesë minuta, në këtë ndeshje ‘premier’ të tij, ai nuk tregoi asgjë për t’u shqetësuar në fushën e lojës, duke krijuar përshtypjen se thua nuk ishte shkëputur kurrë prej saj.

Gjithsesi ai nuk mundi të ndryshonte fatin e ndeshjes, pas golave të Joelington (33’) dhe Willock (44’).

Mesfushori Eriksen (30 vjeç), në minutën e 52-të, zëvendësoi bashkatdhetarin e tij danez Mathias Jensen, duke riluajtur në futbollin profesionist për herë të parë që nga sulmi i tij në zemër në “Euro 2020”, shtatë muaj e gjysmë më parë.

Lojtari i kombëtares daneze, i cili nuk mundi të luante në Itali me Interin për shkak të protokolleve mjekësore, nënshkroi një kontratë gjashtë mujore me Brentford, plus një vit opsional.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport christian eriksen është rikthyer në fushë mesfushori danez christian eriksen christian eriksen është rikthyer në fushë mesfushori danez christian eriksen

Sondazh

Poll