Bota

“Qindra ushtarë rusë të vrarë”, Moska përgënjeshtron Kievin: Asnjë viktimë nga radhët tona

26 Shkurt 2022, 14:51 Nga DOSJA
“Qindra ushtarë rusë të vrarë”, Moska

RUSI – Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kundërshton të ketë ushtarë të vrarë nga radhët e veta në Ukrainë. Në një raportim të fundit të këtij institucioni përmendet se ka vetëm disa pajisje ushtarake të shkatërruara në përplasjet e armatosura në Ukrainë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, operacioni në Ukrainë po kryhet me sukses.

Më herët, presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski tha se ushtria ukrainase ka vrarë forca ruse, por nuk dha një shifër të saktë. Për sa i përket ditës së sotme, Ukraina tha se kanë humbur jetën 200 civilë ukrainas në vendin e saj.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll