Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, regjimi taliban në Afganistan: Konflikti të zgjidhet me dialog

26 Shkurt 2022, 23:33 Nga DOSJA
Lufta Rusi-Ukrainë, regjimi taliban në Afganistan: Konflikti të

KABUL – Regjimi taleban në Afganistan kërkon nga Rusia dhe Ukraina që të përmbahen dhe të mos përshkallëzojnë luftën në nivele më katastrofale. Nëpërmjet ministrit të Jashtëm të Emiratit Islamik në Afganistan Abdul Kahar Balkhi, shteti afgan këmbëngul që konflikti mes palëve të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe rrugëve paqësore. Në fund, regjimi taleban kërkon nga Ukraina që të sigurojë jetët e studentëve dhe emigrantëve afganë në këtë vend.

DEKLARATA E EMIRATIT ISLAMIK NË AFGANISTAN:
Emirati Islamik i Afganistanit po monitoron situatën në Ukrainë dhe shpreh shqetësim për mundësinë e rritjes së viktimave. Emirati Islamik u bën thirrje palëve që të përmbahen. Të gjitha palët duhet të largohen nga pozicionet që rrezikojnë intensifikimin e dhunës. Emirati Islamik i Afganistanit në përputhje me politikën e saj të jashtme të neutralitetit, u bën thirrje palëve që të zgjidhin konfliktin nëpërmjet dialogut dhe mjeteve paqësore. Emirati Islamik kërkon që të sigurohen jetët e studentëve dhe emigrantëve afganë në Ukrainë.

Statement concerning crisis in #Ukraine pic.tëitter.com/Ck17sMrAëy

— Abdul Qahar Balkhi (@QaharBalkhi) February 25, 2022

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

Burimi: The Jerusalem Post

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll