Bota

“Ju kanë mbetur disa orë”, ambasadori i Ukrainës sulmon Gjermaninë: Jam pa fjalë!

26 Shkurt 2022, 16:03 Nga DOSJA
“Ju kanë mbetur disa orë”, ambasadori i Ukrainës

BERLIN – Ambasadori i Ukrainës në Gjermani Andrij Milnik shprehu zhgënjim nga reagimi i shtetit gjerman ndaj thirrjes për ndihmë nga Kievi për të përballuar sulmin rus. Për televizionin gjerman “ZDF”, diplomati ukrainas tha se ka mbetur pa fjalë nga ftohtësia dhe indeferenca e zyrtarëve të lartë gjermanë. Ai tregoi dhe bisedën që pati me disa funksionarë të lartë të Berlinit, të cilit i thanë se sipas tyre ishte e kotë që të ndihmonin Ukrainën kur kishin mbetur pak orë nga nisja e sulmit të Rusisë.

“Sot ishte ditë që të gjithë kemi qarë. Qava për shkak të ftohtësisë dhe indeferencës së Berlinit me të cilin u përballa. Më thanë: ‘Në vlerësimin tonë, ju ukrainasit keni pak orë. Nuk ka kuptim t’ju ndihmojmë’. Kam mbetur pa fjalë”, deklaroi ambasadori ukrainas në Berlin Andrij Milnik.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

Burimi: ZDF

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll