Bota

FT/ Në vendin e tyre po ndodh tmerri, mijëra rumunë presin refugjatët ukrainas në kufi

26 Shkurt 2022, 23:21 Nga DOSJA
FT/ Në vendin e tyre po ndodh tmerri, mijëra rumunë presin

RUMANI – Vuajtjet e popullit ukrainas kanë bërë mbarë botën që të solidarizohen me ta. Mijëra qytetarë rumunë kanë dalë në pjesën kufitare me Ukrainën në veri-lindje për të pritur refugjatët e ardhur për shkak të luftës që po ndodh në vendin e tyre. Ata kanë nxjerrë automjetet e tyre për të transportuar dhe sistemuar më parë qytetarët nga Ukraina.

“Mijëra rumunë po presin me automjetet personale për të marrë refugjatët ukrainas në një prej pikave kufitare në veri-lindje me Ukrainën. Nuk jam shumë e informuar për ngjarjen, por kjo foto ma prek zemrën”, shkruan Alexandra Friedman.

Apparently, thousands of Romanians have been ëaiting in their personal vehicles to pick up #refugees at one of the NE borders ëith #Ukraine.
I’m not often elated at neës from back home, but this makes my heart sëell. #StandëithUkriane #standëithrefugees pic.tëitter.com/pvc4vNvNu7

— Alexandra Friedman (@AM_Friedman) February 25, 2022

Mëse 115 mijë ukrainas janë larguar drejt Polonisë, Hungarisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Rumanisë për të gjetur strehim për shkak të luftës së përgjakshme në vendin e tyre.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll